Është e nevojshme të kalojmë nga një qasje deklarative drejt një qasjeje reale, gjinore të përgjegjshme dhe intersekcionale në politikat lokale.
Kjo nënkupton:
mbledhjen dhe analizën e të dhënave të ndara sipas gjinisë
forcimin e kapaciteteve institucionale
integrimin e perspektivës gjinore në buxhete
masa konkrete për gratë dhe vajzat në forma të shumëfishta të cenueshmërisë
Qëllimi është i qartë – qasje e drejtë dhe e barabartë në shërbimet publike për të gjithë qytetarët në komunën e Gostivarit.
Shikoni videon e shkurtër me gjetjet kryesore nga Analiza gjinore dhe intersekcionale e politikave, programeve dhe shërbimeve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale në komunën e Gostivarit.
Analiza është përgatitur në kuadër të nën-grantit “Mundësi të barabarta për të gjithë: Politika lokale me integrim gjinor”, i cili zbatohet në kuadër të projektit “Nga të pavetëdijshëm për dallimet drejt komuniteteve lokale transformuese që njohin diversitetin dhe barazinë gjithëpërfshirëse”, i implementuar nga Aleanca – Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore, në partneritet me Polio Plus – Lëvizja kundër hendikepit dhe Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI), dhe i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përmbajtja e analizës është përgjegjësi ekskluzive e SOCIO dhe autorit dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.
▷Watch on Facebook: https://www.facebook.com/reel/1253366589777418

Leave a Reply